Rama “shkund” kryebashkiakët, kritika të forta për menaxhimin! Shkarkohen të gjithë krerët e Njësive Administrative

nga L. M

“Deri ditën e hënë uroj të jenë shkarkuar të gjithë drejtorët e Njësive Administrative në të gjithë Shqipërinë”.

 

Ky ishte ultimatum i radhës i kryeministrit Edi Rama për kryetarët e bashkive, të bërë bashkë në Durrës, për menaxhimin e situatës vendore, ku kërkoi ndërmarrjen e reformave të reja.

“Të ndërtojmë  një sintezë të strukturave, më shumë shërbim për Bashkinë. Rregulla të reja për kantierët se janë bërë problem më vete për mbrojtjen e mjedisit apo shqetësimet që krijojnë përqark, kantier që zënë gjithë trotuaret etj. Po ashtu reform edhe me legalizimet për ti dhënë një goditje përfundimtare goditjeve pa leje”, tha Rama.

 

Kreu i qeverisë kishte një përgjigje për Prokurorinë e Shkodrës pas pretendimeve se policia nuk ka funksionuar sic duhet në rastin e Thethit.

“Policia ka funksionuar, aty ka qenë, ishin 49 raste të denoncuara”, u shpreh kryeministri.

Rama paralajmëroi monitorim të kantiereve të ndërtimit

“Të gjithë kantierët e ndërtimit të pajisjen me kamera dhe GBS për të monitoruar gjithë procesin ku ka evasion të konsiderueshëm në raste të caktuara”, deklaroi Edi Rama.

Në mbyllje, Rama u ndal te financat ku kërkoi të rritet vet financimi nga Bashkitë.

“Ende nuk po ndërtohen ndërmarrjet fitimprurëse të Bashkive, ka tentative, por të pamjaftueshme”, tha ai.

Kryeministri kërkoi shkarkim të Drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit dhe Lushnjës njëjtë si u bë në Vlorë dhe Fier dhe Durrës.

“Ti jepet më shumë mundësia të rinjve,e atyre që punojnë, Elbasani 8 mandate më shumë përgjegjësi”, deklaroi Rama.

Takimi synon analizimin e sfidave aktuale në qeverisjen vendore dhe zgjidhje konkrete në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të koordinuar me prioritetet kombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian.

Pikat konkrete për diskutim janë Paketa për zhvillimin e zonave malore, legalizimet dhe proceset e zgjidhjes së çështjeve pronësore, ligji për bashkëpronësinë dhe zbatimi i tij në praktikë, roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit Europian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More