Raporti i Bankës Botërore, ekonomia shqiptare e qëndrueshme, por duhen përshpejtuar reformat

Nga Xh M
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 prill Zhurnal.mk – Në raportin e saj vjetor Banka Botërore thekson se ekonomia shqiptare po tregon qëndrueshmëri por duhet të fokusohet tek përshpejtimi i reformave. Për vitin 2026, rritja do të jetë 3.4% ndërsa në 2027 rritja pritet të shkojë në 3.7%, por ky parashikim mund të ulet nëse lufta në Iran vazhdon.

“Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, ne kemi rishikuar rritjen ekonomike për Shqipërinë. Ne presim rritje ekonomike 3.4% dhe është 0.5% më pak se parashikimet që kishin bërë në vjeshtë. E lidhur kjo me çmimin e energjisë dhe ka për të pasur efekt edhe te konsumi, por rritja mund të jetë edhe më e ulët nëse konflikti zgjat dhe pasiguria po ashtu”, u shpreh Angelina Montfaucon, Prezantuese e raportit.

Për të përballuar këtë situatë, menaxheri I Bankës Botërore në Shqipëri Masimiliano Paolucci rekomandon fokusimin tek kapitali njerëzor me qëllim rritjen e produktivitetit.

“Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por ruajtja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore. Rruga përpara është e qartë: përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në”, tha ajo.

Në raport theksohet se turizmi mbetet një kontribuues i rëndësishëm në rritje, duke forcuar performancën ekonomike përgjatë viteve të fundit, por duke pasur parasysh brishtësinë ndaj goditjeve të jashtme, është më se i nevojshëm diversifikimi i ekonomisë shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër