Real Madridi dështoi ta transferojë Olisen, Mbappe zbulon arsyen pse nuk ndërhyri

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kylian Mbappe ka zbuluar se nuk është përpjekur ta bindë bashkëkombësin e tij, Michael Olise, që të transferohej te Real Madridi, duke theksuar se nuk do të ishte e drejtë ndaj Bayern Munichut.

Sulmuesi francez u pyet për lidhjen e Olises me “Los Blancos”, por tha se nuk do ta këshillonte një futbollist të largohej nga klubi i tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për Bayern Munichun.

“Olise dhe Real Madridi? I kam parë këto lajme, por mendoj se do të ishte mungesë respekti t’i këshilloja një lojtari të largohej. Kjo do të ishte e padrejtë ndaj Bayernit”, deklaroi Mbappe.

“Sidomos pasi Bayerni është një klub i madh ku Michael mund të arrijë shumë. Sigurisht, çdo klub në botë do të dëshironte ta kishte Michael Olisen. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi ylli i Real Madridit.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se kishte tentuar fuqishëm ta transferonte Olisen gjatë verës, pasi e kishte identifikuar si një nga “Galaktikët” e ardhshëm, por Bayern Munich refuzoi ta shiste francezin.

Si rezultat, gjiganti madrilen shpenzoi 125 milionë euro për Yan Diomanden.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër