Real Madridi duket se e ka mbyllur afatin kalimtar veror ndërsa po përgatitet për sezonin e ri, me objektivin të fitojë trofe – gjë që s’e kanë bërë që dy vite.
Trajneri i ri Jose Mourinho e ka ndihmuar klubin madrilen të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar veror, ku kompletuan disa përforcime si Denzel Dumfries, Bernardo Silva, Marc Cucurella dhe Yan Diomande.
Me këto afrime, për dallim nga vitet e fundit që “Los Blancos” vuajtën për alternativa, duket se ky më nuk do të jetë problemi për “Special One”.
“Sky Sports” ka publikuar formacionet e mundshme të Realit, ndërsa edhe ekipi “B” lehtë mund të garonte për titull në një ligë tjetër.
Formacioni kryesor i Realit pritet të jetë kështu: Courtois; Dumfries, Konate, Rudiger, Cucurella; Valverde, Tchouameni; Diomande, Bellingham, Vinicius; Mbappe.
Ndërkohë, Real Madridi do ta nisë sezonin më 22 gusht si mysafir i Espanyolit.
