Rekomandohet trajnimi me aroma për ata që e humbën nuhatjen nga Covid-19

Nga D. V.
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Studiuesit kanë bërë thirrje që personat të cilët po vuajnë për rikthimin e nuhatjes pasi janë infektuar me COVID-19, t’i nënshtrohen “trajnimit të nuhatjes” në vend se të marrin ilaçe.

Ky është proces që përfshinë nuhatjen e aromave të ndryshme për një periudhë disa mujore për të mësuar trurin të dallojë erërat e ndryshme.

Një grup i ekspertëve ndërkombëtarë kanë thënë se trajtimi i nuhatjes është i lirë dhe i lehtë.

Dhe ndryshe nga ilaçet, është i lirë nga efektet anësore të mundshme, shkruan BBC.

Humbja e nuhatjes është një nga simptomat kryesore të koronavirusit, bashkë me temperaturën dhe kollitjen.

Në shumicën e rasteve, nuhatja rikthehet shpejt pasi kalon virusin. Por, rreth një në pesë persona kanë raportuar se ende kanë problem edhe pas tetë javësh pasi janë shëruar nga koronavirusi.

Trajnimi i nuhatjes përfshinë nuhatjen e katër gjërave që kanë erë të veçantë, lehtësisht të identifikueshme dhe të njohur – për shembull, portokall, hudhra ose kafeja – dy herë në ditë për disa muaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër