Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Nga D. V.
1,083 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar rezultateve aktuale ka publikuar ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del forca më e madhe politike me 49 deputetë.

Sipas të dhënave të prezantuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 19 deputetë.

Lista Serbe ka siguruar 9 mandate, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate, ndërsa nga një ulëse kanë siguruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Socialdemokratska Unija (SDU), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Jedinstvena Goranska Partija dhe PSA.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër