Tehran, 7 korrik Zhurnal.mk – Ushtria amerikane ka nisur një varg sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e ShBA-së në një shkrim në rrjetin X të martën.
Në njoftim thuhet se këto sulme janë kundërpërgjigje ndaj atyre që i quajti sulme iraniane ndaj tri anijeve tregtare që ishin duke kaluar transit nëpër Ngushticën e Hormuzit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Forcat e Komandës Qendrore kanë filluar kryerjen e një vargu të sulmeve të fuqishme kundër Iranit për t’i shkaktuar kosto të larta për shënjestrimin dhe sulmin ndaj lundrimit tregtar” – thuhet në deklaratë.
“Agresioni i dëshmuar i Iranit ishte i pajustifikuar, i rrezikshëm dhe shkelje e qartë e armëpushimit” – thuhet më tej.
Ishte e paqartë se çfarë kanë vënë në shënjestër forcat amerikane, por mediat iraniane thanë se gjashtë predha e goditën zonën Taheroui në jug të Iranit.
Kjo është hera e parë e njohur që forcat amerikane kryejnë sulme kundër Iranit që nga fundi i muajit të kaluar, kur për disa ditë pati sulme e kundërsulme mes dy palëve.
