Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Pasditën e sotme ka nisur takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të VLEN-it, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë rikonstruimi i Qeverisë.
Sipas informacioneve, një nga temat kryesore të bisedimeve është edhe statusi i ministrit Fatmir Limani, largimin e të cilit e kërkojnë nga VLEN. Në takim është diskutuar edhe puna dyvjeçare e kësaj përbërjeje qeveritare, si dhe prioritetet dhe sfidat që e presin ekzekutivin në periudhën e ardhshme.
Ndërkohë, për nesër është paralajmëruar një takim i tjetër i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e ZNAM-it, partneri i dytë më i vogël i koalicionit qeveritar, me të cilët gjithashtu pritet të diskutohen çështjet që lidhen me funksionimin dhe përbërjen e Qeverisë.
