Rikthehen alarmet e rrejshme për bomba në shkollat e Tetovës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Pas një periudhe qetësie, alarmet e rrejshme për mjete shpërthyese janë rikthyer në shkollat e mesme të Tetovës.

Rasti i sotëm: E-maile kërcënuese mbërritën në shkollën medicinale “Nikolla Shtejn” dhe atë ekonomike “8 Shtatori”. Policia dolën në terren dhe konfirmuan se alarmet ishin të rreme.

Reagimi i drejtoreshës: Malsore Ramadani (drejtoresha e Shkollës Medicinale) theksoi se këto situata ndikojnë negativisht te fëmijët dhe u bëri thirrje institucioneve për seriozitet më të madh në parandalimin e tyre.

Vitin e kaluar, dhjetëra alarme të rreme shkaktuan humbje të orëve mësimore. Edhe pse një nxënës u ndalua në fillim të vitit si i dyshuar, ende nuk ka informacion zyrtar mbi dënimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër