Ronaldo parashikon fituesin e titullit të Ligës Premier për sezonin 2025/26

Nga D. V.
124 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cristiano Ronaldos iu kërkua të jepte parashikimin e tij se kush mund ta fitojë Ligën Premier për sezonin 2025/26, në një aktivitet të kohëve të fundit.

Legjenda portugeze u takua dhe bashkëveproi me promotorin e famshëm të boksit Frank Warren në një ngjarje të kohëve të fundit të Queensberry Promotions.

Drejt fundit të bashkëbisedimit, Warren, i cili është tifoz i Arsenalit, i kërkoi Ronaldos t’i tregonte se kush besonte se do ta fitonte titullin e Ligës Premier.

Ronaldo ishte mjaft brutal me përgjigjen e tij, duke mohuar se fitues i titullin do të jetë klubi nga Emirates.

“Hej, ti nuk do ta fitosh ligën”, iu drejtuar Ronaldo promotorit Warren.

Duket se Cristiano tani po e parashikon Manchester Cityn si ekipin që do të rrëzojë Arsenalin nga froni dhe do të fitojë titullin e Ligës Premier për sezonin 2025/26, pasi fitoi ndeshjen e tyre të fundit.

Aktualisht, Arsenali ka 70 pikë nga 33 ndeshje në pozitën e parë, ndërsa City ka 67 pikë me një ndeshje me pak dhe në rast fitoreje kalon si lider.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër