Dje, një fëmijë ra nga një teleferik skish në malin Jahorina në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi kishte qëndruar i varur për një farë kohe duke u mbajtur pas karriges.
Videoja e incidentit tregon se si skiatorët e tjerë u përpoqën ta ndihmonin, por fëmija përfundimisht ra në tokë, transmeton Telegrafi.
Videoja tregon fëmijën të varur nga karrigia disa momente para rënies.
Skiatorët që ndodheshin rastësisht në shpatin poshtë karriges u përpoqën ta kapnin atë për të zbutur rënien. Ende nuk dihet pse fëmija ra nga karrigia.
Mjekët ende nuk kanë komentuar për ashpërsinë e lëndimeve të tij.
