Rritja e çmimeve detyron gjermanët të shkurtojnë shpenzimet

Nga D. V.
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 29 prill, Zhurnal.mk – Rritja e çmimeve po detyron shumë qytetarë në Gjermani të kufizojnë shpenzimet, me 58% që deklarojnë se së fundmi kanë reduktuar shpenzimet e përditshme, sipas një sondazhi të kryer nga Forsa për transmetuesit RTL dhe ntv.

Rreth 41% e të anketuarve thanë se sjellja e tyre nuk ka ndryshuar ndjeshëm.

Të rinjtë nën 30 vjeç dhe familjet me të ardhura të ulëta rezultojnë më të prirura për të bërë shkurtime.

Nga ata që po kursejnë, 76% thanë se po hanë më rrallë jashtë, ndërsa 69% po shpenzojnë më pak për blerje të reja dhe ushqime.

Rreth 65% deklaruan se po shpenzojnë më pak për karburant.

Konsumatorët po reduktojnë gjithashtu shpenzimet për energji, pushime dhe aktivitete argëtuese, 59% po kursejnë në përdorimin e energjisë, 57% po kufizojnë pushimet dhe 55% po shpenzojnë më pak për kohën e lirë.

Rritja e çmimeve të karburantit po ndryshon edhe mënyrat e lëvizjes.

Rreth 31% e përdoruesve të makinave me benzinë dhe naftë thanë se po përdorin  automjetet më pak krahasuar me disa javë më parë, ndërsa 68% raportuan se nuk kanë bërë ndryshime.

Ata që varen çdo ditë nga  pçrdorimi i makinave janë më pak të prirur të reduktojnë përdorimin, krahasuar me përdoruesit e rastësishëm.

Personat që kanë ulur përdorimin e makinës shpesh po kalojnë në forma të tjera transporti: 51% po përdorin më shumë biçikletën, 42% po ecin më shumë në këmbë dhe 35% po përdorin më shpesh transportin publik.

Rreth 22% thanë se po ndajnë makinën me të tjerë më shpesh.

Sondazhi përfshiu 1 005 persona dhe u zhvillua më 24 dhe 27 prill.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër