Rritje e çmimeve për 6 përqind në industri

Nga Xh M
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimet për 6 përqind te produktet industriale. Krahasuar me muajin paraprak, rritja është 1.2 përqind.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin maj të vitit 2026 janë zmadhuar për: 1.2% krahasuar me muajin paraprak dhe 6.0% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe u regjistrua te sektori i minierave dhe gurorëve për 23.2 përqind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike kemi rritje për 10.7 përqind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër