Sa ndikojnë dënimet në uljen e aksidenteve? Vikendeve të fundit policia gjobiti me të madhe

nga Xh M

Shkup, 24 shkurt – Gjatë fundjavës së fundit të këtij muaji, kontrollet policore të qarkullimit rrugor në të gjithë vendin nxorrën shifra alarmante sa i përket respektimit të rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor.

Sipas statistikave, nga data 21 deri më 23 shkurt janë lëshuar gjithsej 2228 urdhërpagesa për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Prej tyre, 718 kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë, çka tregon për një tendencë të rrezikshme te përdoruesit e rrugës. Gjithashtu, 106 persona janë sanksionuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë regjistruar 215 kundërvajtje për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, 171 persona u gjobitën për mospërmbushje të detyrimit të rripit të sigurimit, 12 për ngarje me motoçikleta pa helmetë mbrojtëse dhe 45 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Për sa i përket parkimeve të paligjshme, një rënie e lehtë është shënuar me 451 shkelje të regjistruara, ndërsa janë regjistruar 15 raste të ndezjes së semaforit të kuq dhe 28 shkelje nga këmbësorët.

Këto shifra sugjerojnë nevojën për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi më të madhe midis përdoruesve të rrugës për të garantuar siguri më të madhe rrugore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More