Sala: Rivlerësim i shpejtë i çmimit të barnave, shmangim rrezikun për mungesa në rimbursim

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala tha se me miratimin e këtyre ndryshimeve u hodh një hap shumë i rëndësishëm për të garantuar më shumë transparencë, stabilitet dhe siguri në tregun e barnave në Shqipëri.

“Ky vendim vjen si një përgjigje ndaj një nevoje të hershme për përmirësimin e metodologjisë të përcaktimit të çmimeve të barnave dhe përshpejtimin e procedurave dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna për qytetarët”, tha Sala.

Ministrja Sala theksoi se “ndryshimet e miratuara synojnë disa pika shumë të rëndësishme; garantimin së pari të disponiblitetit të barnave në treg duke shmangur rrezikun për mungesa veçanërisht për barnat që janë alternativa të vetme në listën e rimbursimit apo përdorimin spitalor, rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në procesin e përcaktimit të çmimeve përmes një metodologjie më të qartë dhe më të qëndrueshme, e cila mban nën kontroll çmimet, por njëkohësisht krijon mundësi për përthithjen e barnave të reja dhe inovative në tregun shqiptar”.

Po ashtu, vijoi Sala, sjell përshpejtimin e e afateve dhe thjeshtëzimin e proceduarve duke përfshirë edhe përdorimin e dokumentaciont elektronik në përputhje me procesin e digjitalizimit të administratës.

Sala u shpreh se “në funksion të transparencës është parashikuar edhe një dispozitë e veçantë për vitin 2026, e cila i jep Komisionit të Çmimit të barnave mundësinë për të rivlerësuar çmimet brenda një afati të shpejtë me qëllim shmangien e çdo rreziku për tërheqjen e barnave nga tregu”.

Sipas saj, ndryshimet nuk kanë për qëllim rritjen e çmimit të barnave, por përkundrazi me garantimin e  qëndrueshmërisë së tyre, akses më të mirë për pacientët dhe një treg farmaceutik më të sigurt dhe më të parashikueshëm.

“Prioriteti i MSHMS mbetet i pandryshuar të sigurojë për çdo pacient në Shqipëri që të ketë akses në barna që i nevojiten në kohën e duhur me standarde të garantuara cilësie”, tha Sala.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër