Sali–Getcova: Thellimi i bashkëpunimit bilateral dhe mbështetja çeke për integrimin evropian

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, E.S. znj. Irena Getcova.

Ministri Sali i uroi ambasadores mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me shtetet anëtare në zbatimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Vëmendje iu kushtua mundësive për shkëmbimin e përvojave çeke në procesin e anëtarësimit dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, si dhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Republikën Çeke, në funksion të avancimit të procesit të integrimit evropian dhe përfitimeve konkrete për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër