Sali: Ka nisur procedurë e re, Tetova do t’i rikthejë emrat e rrugëve dhe të sheshit

Nga D. V.
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – “Qyteti i Tetovës ka nisur një procedurë të re për ndryshimin e emrave, sipas rregulloreve dhe ligjeve që janë aktuale dhe në fuqi. Dhe ky ndryshim do të jetë në interes të qytetarëve dhe në respektim të mirëqenies në Tetovë dhe në qytetet tjera. Procedura do të respektohet dhe Tetova do t’i rikthejë emrat e rrugëve dhe të sheshit”, deklaroi Bekim Sali, sekretar i përgjithshëm i VLEN-it dhe zëvendëskryeministër i parë në Qeveri, para aktivitetit me të cilin VLEN shënoi dy vjet punë si pjesë e koalicionit qeveritar.

Sali i vlerësoi si protesta politike tubimet e BDI-së para dy ditësh në Tetovë, me të cilat ata shprehën mospajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me pankarta në duar, duke valëvitur flamuj shqiptarë dhe duke brohoritur parulla, qytetarë të Tetovës para dy ditësh dolën në marsh protestues kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u anulua riemërtimi i një pjese të rrugëve dhe sheshit në qytet vendim i miratuar në vitin 2007 nga autoritetet e atëhershme komunale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër