Përfunduan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, askush nuk e di çfarë përmbajnë

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat deri të premten në Ministrinë e Drejtësisë u harmonizuan nga anëtarët e grupit punues, mund të gjenden sot në seancë parlamentare si propozim i deputetëve, raporton Nezavisen, transmeton Zhurnal.

Propozimi duhet të nënshkruhet nga grupet parlamentare dhe formalisht të dorëzohet në Kuvend. Meqë LSDM bojkotoi pjesëmarrjen në grupin punues për shkak se qeveria e tipit “Przhino” u shfuqizua pa konsensus, nuk dihet se nga cilat grupe parlamentare do të nënshkruhet propozimi. A do të jetë vetëm nga shumica qeverisëse.

Burime nga shumica thonë se ky propozim mund të dorëzohet që sot. Opinioni publik nuk ka absolutisht asnjë informacion se për çfarë kanë diskutuar përfaqësuesit e partive. Supozohet se në këto ndryshime duhet të përfshihen vërejtjet e OSBE/ODIHR-it, por gjithashtu partitë kanë harmonizuar edhe propozimet e tyre. Çfarë është përfshirë e çfarë jo nga vërejtjet, nëse Maqedonia do të jetë një njësi e vetme zgjedhore, nëse do të ketë ndonjë prag zgjedhor, apo nuk ka asgjë nga këto nuk ka informacione.

Takimi i fundit i grupit punues u mbajt të enjten, ndërsa deri të premten konsultimet e fundit duhej të përfundonin në mënyrë elektronike, siç njoftoi atëherë Ministria e Drejtësisë.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë pjesë e detyrimeve nga Agjenda e Reformave dhe po nxitohet që ato të përfundojnë në ditët e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër