Samiti digjital për Ballkanin Perëndimor në fokus të takimit Andonovski – Rokas

nga D. V.

Shkup, 7 korrik Samiti digjital i vendeve nga Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në tetor në Shkup, ishte në fokus të takimit mes ministrit të Transformimit Digjital, Jovan Andonovski, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.

Siç kumtojnë nga Ministria e Tranformimit Digjital, në takim ministri e ceki mbështetjen nga BE-ja në procesin e transformimit digjital, posaçërisht përmes grantit prej 1,2 milionë euro për zhvillim të “aplikacionit të parë super qeveritar”.

Nga atje shtojnë se Ministria punon në mënyrë aktive në inovacione, sipërmarrësi dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i shfrytëzuar programet që i ofron Bashkimi Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More