Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së vitit 1981

Nga D. V.
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill – Zhurnal.mk – Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me një orë vonesë, raporton Ekonomia Online.

Në fillim të nisjes së seancës, kryekuvendarja Albulena Haxhiu tha se sot kujtohen demonstratat e pranverës së vitit 1981.

“Një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës. Ato nisën nga studentët si një reagim ndaj një padrejtësie konkrete, por shumë shpejt u shndërruan në kërkesë të hapur për barazi, dinjitet dhe status politik nën parullën Kosova Republikë”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se sot në rend dite janë disa projektligje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër