Segmenti Trebenisht-Qafë Thanë që lidhet me Korridorin 8, mbetet “jashtë loje”

Nga Xh M
1,063 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 6 mars – Javën e ardhshme do të dihet fati i segmentit Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë që lidhet me Korridorin 8. Ministri i Transportit thotë se po bëhen konsultime me UNESKO-n. BDI nga ana tjetër akuzon Nikollovskin se tenton përjashtimin e këtij segmenti nga Korridori 8.

“Javët e ardhshme në konsultim me UNESCON do ta sjellim vendimin më të mirë nëse të fillojmë me ndërtim të ri të autostradës apo ndërtojmë diçka tjetër. Alternativa është: ata thonë se ata nuk janë kundër që të shfrytëzohen zgjidhjet aktuale infrastrukturore, ato janë bërë në shekullin e kaluar dhe mund të modernizohen”, deklaroi Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit.

Ishte kjo deklaratë e ministrit të transportit dhe lidhjeve e cila vuri pikëpyetje për njërin nga seksionet e Korridorit 8 Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë. Për partinë shqiptare në opozitë, BDI-në, qëllimi i vërtetë i Nikolloskit është të përjashtojë tërësisht projektin nga Korridori 8. Integristët vlerësojnë se ky projekt është me rëndësi strategjike rajonale dhe ndërkombëtare duke bashkuar Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

“Dobësimi i këtij korridori hap hapësirë për promovimin e aksit veri–jug, që përkon me projekte infrastrukturore të promovuara në rajon nga aktorë të tjerë gjeopolitikë. Dhe ne e dimë shumë mirë se pas këtij orientimi shpesh qëndron ndikimi i projekteve që lidhen me Serbinë, si dhe me interesat e Kinës dhe Rusisë në rajon. Prandaj çdo tentativë për të dobësuar Korridorin 8 duhet parë me seriozitet maksimal”, njoftojnë nga Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit.

Nga BDI thonë se dobësimi i këtij korridori nuk dëmton vetëm Strugën, por edhe rolin strategjik të Maqedonisë së Veriut në lidhjen Adriatik-Deti i Zi dhe në arkitekturën e sigurisë së NATO-s në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër