Sejdiu: Rrjeti shkollor në fokus për cilësi, përgjegjësi dhe interes të nxënësve

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Sfidat e procesit të optimizimit të rrjetit shkollor

“Sot, bashkë me kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, përkrahëm çdo reformë që synon përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e efikasitetit në shkollat tona. Megjithatë, optimizimi i rrjetit shkollor duhet të bazohet në analiza të plota, të dhëna reale dhe mbi të gjitha në interesin dhe kualitetin e nxënësve. Në këtë proces duhet të vlerësohen me kujdes:
▪️ Cilësia e mësimit dhe angazhimi i kuadrit profesional;
▪️ Ndikimi në vendet e punës të mësimdhënësve që do paraqiten si tepricë teknologjike;
▪️ Kostot reale dhe barra financiare ndaj komunave,
▪️ Ndikimi në komunitetet lokale, veçanërisht në zonat rurale.
Komunat do të drejtohen me shkresë zyrtare deri tek MASh që të ketë ndryshime në Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe para çdo vendimi të ketë analiza të qarta, përgjegjësi të përcaktuara dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Qëllimi i çdo reforme në arsim duhet të jetë i qartë: më shumë cilësi, më shumë siguri dhe kushte më të mira për fëmijët”, ka shkruar Sejdiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër