Sekretariati i Etikës përjashton për 60 ditë gjashtë deputetë të PD-së, 14 të tjerëve u tërhiqet vëmendja

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Sekretariati i Etikës në Kuvend ka pranuar kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste, duke përjashtuar për 60 ditë nga punimet e seancave plenare gjashtë deputetë të Partisë Demokratike.

Masa e përjashtimit është marrë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin dhe Besart Xhaferrin.

Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u mor masë përjashtimi, por vetëm iu tërhoq vëmendja.

Kërkesa e Partisë Socialiste erdhi pas incidenteve të ndodhura një ditë më parë në Kuvend, ku deputetët e PD-së bllokuan foltoren, përdorën gjuhë fyese dhe hodhën sende në drejtim të deputetëve të mazhorancës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër