Sekuestrohen rreth rreth 9.460 euro ar në Bogorodicë

Nga D. V.
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro)

Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan.

“Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër