Sela ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht kuvendin për partinë e re, thotë Gashi

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 Mars, Zhurnal.mk – Kuvendi i Maqedonisë së Verut ende nuk ka marrë njoftim zyrtar nga Ziadin Sela për themelimin e partisë së, të cilën ai dje e bëri të njohur para mediave vendore, tha sot Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.


Formimi i partisë re nga Sela kërkon edhe ndryshime zyrtare për deputetët e krahut të tij të Ash-së, për të bërë dallimin e me deputetët e krahut të Ash-së së Arben Taravarit.


Gashi u tha sot gazetarëve se ai ende nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga partia e re e Selës (Lidhja Shqiptare) e cila sipas reportimeve të sotme të gazetës Fokus, është e regjistruar në çair që me 3 shtator 2025, pra para zgjedhjeve komunale.


“Në momentin që ndonjë deputet, grup parlamentar ose grup deputetësh që nuk janë të organizuar në një grup parlamentar deklaron ndryshe, ata e informojnë Kryetarin e Kuvendit, unë i informoj të gjithë deputetët dhe publikun, në mënyrë që në momentin që unë njoftohem, ju dhe publiku të njoftoheni për çdo ndryshim në grupet parlamentare,” tha Afrim Gashi.


Sela vetëm dje e ka paralajmëruar publikisht ndërrimin e emrit të krahut të tij të ASh-së në Lidhja Shqiptare.
Ai këtë ndryshim e njoftoi në një intervistë për Lajm TV.

“… Unë e kam krijuar atë parti të re politike. Është krijuar bile quhet akoma më mirë, është Lidhja Shqiptare,” tha ai.

Vendimi për ndryshimin e emrit vie pas përçarjes së ASh-së në dy grupe, atë të Selës dhe të Arben Taravarit.

Para një jave, Gjykata Themelore në Tetovë ia dha të drejtë krahut të Taravarit dhe e refuzoi kërkesën e Selës që të regjistrohej si kryetar i ASh-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër