Selma Blair përlotet pas vdekjes së Hayden Panettiere: Mos shko, të lutem

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vdekja e papritur e aktores Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka tronditur Hollywood-in, ndërsa një nga reagimet më prekëse ka ardhur nga aktorja Selma Blair, mike e saj e afërt.

Blair, 54 vjeç, iu drejtua Panettiere në postimin e fundit të saj në Instagram, të publikuar më 27 korrik.

Në komentet e saj, aktorja shkroi e tronditur: “Të dua. Të lutem, mos u largo. Mos u largo”.

Vetëm pak minuta më vonë, Blair la një tjetër mesazh emocional: “Nuk po e përballoj dot. Të lutem, qëndro këtu”.

Më pas ajo shkroi edhe: “Të dua, mikesha ime e dashur”, duke shprehur publikisht dhimbjen e madhe për humbjen e shoqes së saj, shkruan DailyMail.

Edhe miq dhe kolegë të tjerë të Panettiere kanë nisur të ndajnë homazhe në rrjetet sociale.

Regjisori dhe miku i saj Randall Slavin ripostoi fotografinë e fundit të aktores dhe shkroi: “U prehsh në paqe, H”, shoqëruar me një zemër.

Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së Panettiere mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë konfirmuar se policia iu përgjigj një incidenti që përfshinte aktoren dhe se hetimet janë në vazhdim.

Përfaqësuesi i saj e përshkroi Hayden si “një dritë të jashtëzakonshme” dhe një njeri që u solli dashuri dhe gëzim të madh të gjithë atyre që e njihnin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër