Serafimovski takohet me ambasadorin austriak Pamer: Austria është partner i rëndësishëm në zhvillimin e një bujqësie moderne

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pamer. Në takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në bujqësi dhe zhvillim rural, politikën fitosanitare dhe sigurinë ushqimore.

“Austria është partner i rëndësishëm nga i cili mund të marrim përvoja të vlefshme në zhvillimin e një bujqësie moderne, të qëndrueshme dhe konkurruese. Qëllimi ynë është ta thellojmë dhe zhvillojmë bashkëpunimin përmes lidhjeve më të forta institucionale dhe afariste, shkëmbimit të ekspertizës dhe mundësive konkrete për bujqit dhe kompanitë maqedonase”, theksoi ministri Serafimovski.

Ministri Serafimovski dhe ambasadori Pamer nënvizuan nevojën për bashkëpunim më të gjerë ndërmjet institucioneve kompetente, odave ekonomike dhe organizatave bujqësore, si dhe për nxitjen e shkëmbimit tregtar dhe investimeve në sektorin agro‑ushqimor dhe industrinë përpunuese. Në bisedë u vendos fokus edhe te zhvillimi i mundësive për promovimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore maqedonase, si dhe eksportin e verërave maqedonase në tregun austriak.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen që Austria i jep procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. U theksua veçanërisht rëndësia e shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës në fushën e pylltarisë dhe promovimit të agroturizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër