Shaqir Fetahu bën gafë publike: I atribuoi një funksion Prof. Dr. Lulzim Aliu që nuk ekziston ! (VIDEO)

nga Redaksia

Shkup, 17 korrik – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka bërë një gafë publike gjatë një deklarate të fundit, duke i atribuar Prof. Dr. Lulzim Aliut një pozitë zyrtare që nuk ekziston. Në deklaratën e tij, Fetahu e quajti Aliun “Zëvendës-Kryeministër i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë” – një post që nuk ekziston në strukturën institucionale të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ky lapsus ka ngjallur reagime në rrjete sociale dhe media, duke ngritur pikëpyetje për saktësinë dhe seriozitetin e komunikimeve publike nga zyrtarët fetarë. Prof. Dr. Lulzim Aliu aktualisht ushtron funksionin zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Kjo nuk është hera e parë që Fetahu përmendet në kontekst të deklaratave të pasakta, duke e bërë gjithnjë e më të zëshme kërkesën për qartësi dhe përgjegjësi në paraqitjet publike nga figurat institucionale dhe fetare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More