Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me ambasadorin Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, ku në fokus ishin prioritetet reformuese dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Gjatë takimit u diskutua për agjendën reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim të zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.
Ministri Shasivari vlerësoi rëndësinë e mbështetjes dhe ekspertizës së OSBE-së në proceset reformuese, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret në funksion të ndërtimit të institucioneve më efikase dhe më të përgjegjshme.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm për qytetarët.
