Shenja në goma – a e dini cili është funksioni i saj?

Nga D V
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kohë të reja, zakone të reja.

Sot të gjithë përpiqen t’i tregojnë botës dhe konsumatorëve se po veprojnë në përputhje me parimet e ekologjisë dhe qëndrueshmërisë, ndërsa përjashtim nuk bëjnë as prodhuesit e gomave.

Pirelli ka dizajnuar një logo të re për identifikimin e gomave që përmbajnë të paktën 50 për qind materiale me origjinë biologjike dhe të ricikluar.

Shenja e re, e cila paraqet dy shigjeta në formë rrethi, është vendosur në produktet e reja dhe do t’u tregojë qartë blerësve se për çfarë lloj gomash bëhet fjalë.

Kjo shenjë është përdorur për herë të parë në gomat P Zero E.

Këto goma përmbajnë më shumë se 55 për qind materiale me origjinë biologjike dhe të ricikluar, siç është konfirmuar nga Bureau Veritas, një lider botëror në verifikimin e përputhshmërisë dhe certifikimin e standardeve të cilësisë, mjedisit, shëndetit, sigurisë dhe përgjegjësisë sociale (ISO 14021).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër