Shënjohen dhe riparohen disa shtigje në Vodno, projekt i Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Austrisë

nga Xh M

Shkup, 28 nëntor – Në pjesën jugore të Vodnos, nga fshati Sonje e Poshtme deri në majën e Vodnos, është bërë shënjimi i shtigjeve malore, si dhe lidhja e këtij segmenti me fshatin Sonje e Epërme. Gjatë shtegut janë vendosur tabela orientuese dhe një tabelë informative. Si pjesë e pajisjeve urbane është ndërtuar një strehimore – një pikë e mbuluar ku ecësit dhe alpinistët mund të pushojnë ose të strehohen nga kushtet e pafavorshme atmosferike.

Po ashtu, është bërë rregullimi i shenjave ekzistuese, si dhe riparimi i tabelave të dëmtuara përgjatë shtegut nga Sonje e Epërme deri në majën e Vodnos. Janë vendosur tabela të reja orientuese në pikat fillestare të shtigjeve që më herët ishin dëmtuar ose shkatërruar. Kjo është realizuar në kuadër të Projektit Slavkov, i mbështetur nga Republika Çeke, Sllovakia dhe Austria.

“Projekti Slavkov është një grup prej tre shtetesh të Evropës Qendrore – Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Para dy vitesh, tre ministrat e punëve të jashtme e vizituan Shkupin dhe duam të tregojmë se e mbështesim vendin tuaj jo vetëm në planin politik, por edhe në aktivitetet e lira”, tha Jaroslav Ludva – Ambasador I Çekisë Në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More