Shënohet 18-të vjetori i aksidentit të helikopterit në Bllacë të Katllanovës

Nga B.M
681 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – Në Bllacë të Katllanovës sot do të shënohet tetëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të përbërjes së forcave ajrore WING, të cilët po ktheheshin nga misioni paqësor ALTEA në Bosnja e Hercegovinë.

Me këtë rast, një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës, e përbërë nga ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, do të vendosin lule në memorialin në Bllacë të Katllanovës.

Pjesëtarët e forcave ajrore WING paraprakisht do të vendosin lule në memorialin para komandës në kazermën “NH Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Në aksidentin e helikopterit, para tetëmbëdhjetë viteve, duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA në mënyrë tragjike jetën e humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët e lartë Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe tetari Zllatko Veljanoski. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër