Shifra marramendëse në ekonominë e Maqedonisë: Mbi 70 mijë kompani realizuan qarkullim prej 2,2 trilionë denarësh!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Kompanitë në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar gjatë vitit 2025 një qarkullim të përgjithshëm prej 2.226 miliardë denarësh, ndërsa vlera e shtuar bruto ka arritur në 522 miliardë denarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Sipas statistikave zyrtare, në vend kanë vepruar gjithsej 70.843 subjekte afariste të orientuara drejt tregut, ndërsa pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik e kanë gjeneruar tregtia dhe industria përpunuese.

Tregtia me shumicë dhe pakicë kryeson me 38,7% të qarkullimit të përgjithshëm, e ndjekur nga industria përpunuese me 24,5%. Së bashku, këta dy sektorë përbëjnë mbi 63% të qarkullimit të kompanive.

Megjithatë, për sa i përket vlerës së shtuar bruto, industria përpunuese mban vendin e parë me 26,2%, përpara tregtisë me 20%.

Kontribut të rëndësishëm japin edhe ndërtimtaria, me 10% të vlerës së shtuar, si dhe telekomunikacioni, programimi kompjuterik dhe shërbimet e tjera informatike, me 9,2%.

Të dhënat konfirmojnë se tregtia dominon në qarkullimin financiar, ndërsa industria përpunuese mbetet sektori që krijon vlerën më të madhe të shtuar në ekonominë e vendit.

artikuj të ndërlidhura