Shikorski: Edhe pa BE ka jetë, por jeta në BE është shumë më e bukur

Nga Xh M
317 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 25 mars – Ka jetë edhe pa Bashkimin Evropian, por në BE është shumë më bukur. Kështu theksoi ministri i jashtëm i Polonisë, Radosllav Shikorski pas takimit në Varshavë me homologun e tij Timço Mucunski. Përfitimet brenda BE-së janë shumë të larta thotë Shikorski duke theksuar edhe nevojën e sigurisë më të lartë.

“Gjithsesi se ekziston jetë edhe jashtë Bashkimit Evropian por në Union është më bukur. Ne kemi fituar shumë e nga ana tjetër Britania e Madhe humbi shumë pasi doli nga BE-ja dhe është penduar për këtë. Dua t’ju bind se ia vlen sepse në fund hyni në një familje të qëndrueshme, e cila hap dyert e tregtisë, tregon solidaritet dhe është krejtësisht e kundërta nga ajo që e thonë nacionalistët, deklaroi Radosllav Shikorski – Ministër i Jashtëm i Polonisë.

Ministri Mucunski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit, por kërkon respekt dhe qartësi.

“Nuk ka asnjë dilemë se prioritet kemi anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Është një qëllim strategjik i pa realizuar i shtetit tonë. Rruga është shumë e ndërlikuar. Obligimi ynë është të zbatojmë reformat që janë në interesin tonë ashtu siç i kërkon Bashkimi Evropian. Angazhimi ynë është të ngelemi tërësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së sepse kjo politikë është sistem vlerash,” tha Timço Mucunski – Ministër i Jashtëm.

Një ditë më parë presidenti kroat Zoran Millanoviq pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, tha se Maqedonia e Veriut pa të drejtë po përballet me kushtëzime që nuk u janë vendosur vendeve të tjera. Tha se vendi vet të vendosë se çfarë është më e mirë për të pasi ka jetë edhe pa Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër