Shiroka-Pula takon komandantin e FSK-së, Jashari e uron për marrjen e detyrës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 tetor Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

Gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

Ndërkaq, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër