Shkupi do bëhet me Luna Park për fëmijë e të rritur, zotohen autoritetet e Shkupit

Nga Xh M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shkurt – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në intervistë për Radio Evropën e Lirë, ka bërë të ditur se Luna Parku që pritet të ndërtohet në Shkup nuk do të jetë vetëm për fëmijë.

Gjorgjievski njoftoi se deri në qershor të vitit 2027, pret që të hapet zyrtarisht parku argëtues për të gjitha moshat.

“Do të jetë një park argëtimi për të gjitha moshat. Më në fund, Shkupi do të ketë një Luna Park, dhe ashtu siç u kam premtuar qytetarëve, jam thellësisht i bindur se procedura do të ketë sukses. Tani jemi në fazën përfundimtare të tenderit. Besoj se do të zgjidhet një ndërtues serioz dhe se rreth qershorit 2027 do të mund të prehet shiriti (të bëhet hapja zyrtare). Më në fund, fëmijët tanë do të kenë një vend ku do të krijojnë kujtime dhe ku do të mund të kalojnë fëmijërinë e tyre në mënyrë të lumtur”, tha Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër