Shqipëria dhe Eurojust angazhohen për thellimin e bashkëpunimit kundër krimit ndërkufitar

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi një takim në Hagë me presidentin e Eurojust, Michael Schmid, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër krimeve ndërkufitare.

Gjatë takimit, tha Lamallari u vlerësua partneriteti i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Eurojust, i cili po jep rezultate konkrete në hetimin e veprave penale komplekse, trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe mashtrimeve online.

Lamallari vlerësoi mbështetjen e Eurojust për institucionet shqiptare dhe rolin e rëndësishëm që po luan Prokurori Ndërlidhës në forcimin e bashkëpunimit gjyqësor me vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri Lamallari theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i besueshëm në përpjekjet e përbashkëta për siguri, drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa mbështetja për institucionet e drejtësisë mbetet thelbësore në rrugën drejt përmbushjes së standardeve evropiane.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve shqiptare dhe agjencive evropiane të drejtësisë për forcimin e luftës kundër kriminalitetit ndërkufitar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër