Shqiptarët ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Evropë, Kosova rekord

Nga D. V.
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 maj, Zhurnal.mk – 17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre.

Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Evropë dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian prej 13%, shkruan Tvklan.al.

Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën e kohës, e dyta më e lartë në Evropë, pas Qipros, Mali i Zi (26%), Maqedonia e veriut (21%). Serbia është në të njëjtat nivele me Shqipërinë, ndërsa nivelin më të ulët të lodhjes emocionale në punë e ka Bosnjë Hercegovina (13%).

Të dhënat janë publikuar nga raporti i fundit i Komisionit Evropian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill.

Anketimi mat dhe lodhjen fizike, ku punonjësit shqiptarë duket se ankohen më pak, në raport me vendet e tjera të Evropës, me 26% që janë gjithmonë ose vazhdimisht të lodhur fizikisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër