Shtëpia e Bardhë: Mbi 40 vende ndihmuan Kinën t’u shpëtojë tarifave amerikane

Nga D V
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 14 gusht, Zhurnal.mk – Shtëpia e Bardhë deklaroi të enjten se më shumë se 40 vende kanë ndihmuar Kinën të shmangë tarifat amerikane, duke kaluar eksportet përmes shteteve që përballen me tarifa më të ulëta doganore nga SHBA, shkruan BBC.

Në listën e vendeve të përmendura janë Kanadaja, India, Meksika, Japonia dhe Koreja e Jugut. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo praktikë i ka mundësuar Kinës të shmangë pagesën e dhjetëra miliarda dollarëve në tarifa.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë, Peter Navarro, tha se kjo praktikë i ka kushtuar SHBA-së vende pune dhe miliarda dollarë të ardhura.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington deklaroi se “luftërat tregtare nuk kanë fitues”, duke kundërshtuar masat tarifore amerikane dhe përdorimin e pushtetit shtetëror kundër kompanive kineze.

Kina paralajmëroi gjithashtu se çdo masë apo marrëveshje amerikane lidhur me mallrat e ri-eksportuara përmes vendeve të treta nuk duhet të dëmtojë interesat e këtyre vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër