Shtetasi suedez grabitet nga të miturit në Parkun e Qytetit në Shkup

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 tetor Zhurnal.mk – Një shtetas suedez ka denoncuar në polici se është grabitur në Parkun e Qytetit në Shkup, ku disa të mitur i janë afruar dhe njëri prej tyre, duke përdorur forcë fizike, i ka marrë stolitë personale.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 10 tetor, në orën 12:00, në SPB Shkup, rastin e ka denoncuar 27-vjeçari H.H.V. nga Suedia.

Ai ka deklaruar se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00, kur disa të mitur i janë afruar në Parkun e Qytetit në Shkup. Më pas, njëri prej tyre, me përdorimin e forcës fizike, i ka marrë stolitë personale.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

artikuj të ndërlidhura