Shtetasi turk dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten dhe fëmijën në Shkup

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Një shtetas turk 43-vjeçar, me qëndrim në Shkup, u arrestua në zonën e Bit Pazarit, pasi bashkëshortja e tij e raportoi se kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“ Më 16.11.2026, në orën 18:40, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë të SPB-së Shkup e privuan nga liria I.T. (43) nga Turqia, me qëndrim në Shkup. Policia veproi pas një denoncimi paraprak se në shtëpi ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 50-vjeçare nga Shkupi dhe djalin e tyre të mitur, si dhe i kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër