Shtetasi turk mashtron një person nga Tetova, i mori 3 mijë euro për një qilim

Nga D. V.
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se dje (14.04.2026) në ora 10:10 në SPB Tetovë, një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person juridik nga Tetova, pronë e M.S. nga Turqia.

Sipas denoncimit, në janar të vitit 2026, ai kishte rënë dakord për blerjen e një qilimi për një objekt fetar nga Italia për shumën prej 4.500 eurove, me ç’rast ka paguar një avans prej 3.000 eurosh, por deri në momentin e denoncimit, personi as nuk e ka sjellë tepihun sipas marrëveshjes, e as nuk i ka kthyer paratë.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër