Shteti sërish synon të arkëtojë para nga qytetarët, ekspertët kërkojnë transparencë për destinimin e tyre

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 nëntor Zhurnal.mk – Pas tri emetimeve të mëparshme Ministria e Financave lëshohet ofertë e re për qytetarët. Kësaj radhe, shteti synon të marrë hua prej 100 milionë denarësh përmes obligacioneve qytetare, ndërsa në këmbim ofron interes vjetor prej 4,6 për qind. Obligacionet kanë afat maturimi prej dy vitesh. Për çdo obligacion prej 10 mijë denarësh investitori përfiton 460 denarë interes në vit, apo gjithsej 920 denarë për dy vjet. Por sipas ekonomistit Abil Baush, ky vendim është interesant edhe për faktin se qeveria aktuale, e cila në fillim kishte kundërshtuar këtë instrument, tani po e vazhdon praktikën e qeverisë paraprake.

“Është interesant se si kjo qeveri filloi të i miratojë të gjitha masat që i kishte edhe qeveria paraprake në fillim ishin kundër emitimit të obligacioneve ose Bono thesaret për qytetarët por tash reteron dhe e bënë këtë, është një gjë e mirë për arsye se qytatarët kan një instrument ku munden të investojnë dhe të fitojnë para“, deklaroi Abil Baush, Ekonomist.

Baush vlerëson se norma e interesit prej 4,6 për qind është sinjal edhe për kushtet me të cilat shteti mund të sigurojë para përmes huamarrjes. Sipas tij, një interes i tillë paraqet mundësi të mirë për qytetarët, por edhe një tregues për koston e financimit të shtetit. Megjithatë përveç interesit që do të përfitojnë qytetarët, mbetet e rëndësishme edhe çështja se ku do të përfundojnë paratë e mbledhura. Në emetimet e mëparshme, obligacionet janë lidhur edhe me projekte të caktuara, ndërsa për këtë emetim, sipas Baush, nevojitet më shumë transparencë.

“Në shumicën e rasteve ato lidhen për ndonjë projekt, në fillim ishte për një projekt ekologjik tash nuk e di për çka ju nevojiten por ndoshta kanë ndonjë plan në të cilën duhet këto para të i drejtojnë është një gjë në të cilën pritet ato ta shpjegojnë ku do të i shpenzojnë paratë por të shpresojmë të mos janë operative”, theksoi Abil Baush, Ekonomist.

Qytetarët mund ti regjistrojnë obligacionet në filialet e bankave komerciale deri më 1 dhjetor, ndërsa ankandi është paraparë të mbahet më 3 dhjetor. Ky është emetimi i katërt i obligacioneve qytetare. Në tri emetimet e mëparshme, shteti ka siguruar shuma prej 23,5 milionë eurosh, 17,6 milionë eurosh dhe 33 milionë eurosh./Alsat.mk

artikuj të ndërlidhura