Shtetrrethim në dy zona gjatë fundjavës për shkak të protestave

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Paris, 30 tetor, Zhurnal.mk – Prefektura e Policisë së Parisit ka urdhëruar vendosjen e shtetrrethimit në zonat e sheshit të Republikës dhe ”Chatelet-Les Halles”, gjatë netëve nga e shtuna në të diel dhe nga e diela në të hënë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Vendimi është marrë në prag të demonstratës së së shtunës kundër rritjes së kostos së jetesës si dhe festimeve të Halloween-it.

Autoritetet franceze argumentojnë se masat kufizuese janë të nevojshme për ruajtjen ose rivendosjen e rendit publik, në kushtet e tensioneve dhe incidenteve të regjistruara në disa zona të kryeqytetit.

Në urdhrin e publikuar sot thuhet se masat, përfshirë vendosjen e shtetrrethimit, janë të domosdoshme për shkak të shqetësimeve për rendin publik në disa pjesë të Parisit.

Sipas vendimit të prefekturës, gjatë orarit të përcaktuar do të ndalohet qarkullimi i personave në zonat e sheshit të Republikës dhe ”Chatelet-Les Halles”.

Masat do të jenë në fuqi për dy netët e fundjavës.

artikuj të ndërlidhura