Si do më trajtonit nëse do ju kërkoja një favor? Përgjigjja e kandidates për kreun e SPAK shkakton të qeshura: Do e kërkonit kundrejt shpërblimit?! Kafen nuk ta ofroj

nga L. M

Përgjigja e Musabelliut duke pyetur se “favorin do ta kërkoni apo jo kundrejt shpërblimit”, fillimisht shkaktoi të qeshura, por më pas ajo sqaroi se e bëri këtë pyetje për të përcaktuar nëse ka apo jo vepër penale.

“Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej”, sqaroi Musabelliu.

Arta Mandro: Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?

Doloreza Musabelliu: Favorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo

Arta Mandro: Vlerësojeni vet

Doloreza Musabelliu:  Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej.

Arta Mandro: Kafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?

Doloreza Musabelliu: Kafe jo nuk të ofroj

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More