Siljanovska – Davkova: Përdorimi i aeroplanit qeveritar në raste të caktuara është zgjidhje më racionale dhe më e lirë

nga D. V.

Shkup, 19 shkurt – Përdorimi i aeroplanit qeveritar lejon kryerjen funksionale të punëve shtetërore dhe është më i lirë se një fluturim komercial, vlerëson presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas saj, do të ishte mirë të kishte një aeroplan më të ri, më të madh dhe më të sigurt, me të cilin më shumë njerëz nga delegacioni do mund të udhëtonin dhe të kthehen, ku mund të kishte edhe gazetarë që do të ndiqnin vizitën.

“Çfarë të them? Më lejoni t’ju bëj të qeshni. Aeroplani qeveritar, kolegët e mi presidentë në rajon e quajnë aeroplanin e Vëllezërve Rajt, sepse është më i vogli dhe më i vjetri. Mund të them për veten time, përdorimi i një aeroplani qeveritar ndonjëherë mundëson kryerje funksionale të punëve shtetërore dhe është edhe më i lirë se përdorimi i një fluturimi komercial. Tani nuk është shumë e këndshme dhe unë vetë them se gjithmonë kam dilemë kur nuk kam zgjidhje tjetër, sepse e di që është njëzet e pesë vjet i vjetër dhe është blerë i vjetër”, tha presidentja në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas pjesëmarrjes në ngjarjen për gjuhën maqedonase.

Ajo shton se kolegët e saj presidentë besojnë se është shumë më racionale dhe shumë më e lirë të kesh një aeroplan më të madh sesa, siç theksoi ajo, aeroplanin tonë më të vogël, sepse atëherë më shumë njerëz mund të shkojnë dhe të kthehen kur të duan me një fluturim.

“Dhe ma zënë për të madhe dhe e di së është handikapi i madh i imi që nuk ka gazetarë me ne, ndërsa më ta ka. Gazetarët ndonjëherë vijnë me ta”, tha presidentja Siljanovska-Davkova.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy