Shkup, 6 prill – Gordana Siljanovska Davkova, në mitingun e mbrëmshëm qendror foli para qytetarëve të Resnjës. Ajo mes tjerash foli edhe për përfaqësimin e vendit në marrëveshjet ndërkombëtare. Siljanovska karavanin zgjedhor sot e vazhdon në Demir Kapi, Negotinë, ndërsa mitingun qendror do ta mbajë në Kavadar.
“Nëse nuk e praktikoni pushtetin siç duhet, të udhëhequr nga interesat e qytetarëve, atëherë nuk do të jeni president i mirë. Andaj unë them se nuk shkohet jashtë shtetit pa konsensus. Nuk shkohet jashtë pa linja të definuara. Nuk shkohet jashtë pa u vërtetuar interesat nacionale dhe shtetërore”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.