Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndruar tek ai dy muaj, akoma e shoh në ëndërr

Nga admin
449 e lexuar

DJ Gimbo flet për raportin me Gjestin me banorët e Big Brother VIP Albania 5.

Ai thotë se punon me të që tetë vite dhe se njihen familjarisht me njëri-tjetrin.

I njëjti theksoi se pas rastit të fundit, tragjedisë në familjen e artistit, ka qëndruar për dy muaj në shtëpinë e tij.

“Që 8 vjet punojmë, nuk jemi ndarë kurrë. Babai i tij është babai im, s’ka aty. Motra e tij është motra ime pikë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “E kam si familje të dytë unë. Në kohën e fundit kam qëndruar te ai dy muaj në shtëpinë time, me të. Akoma nuk jam kthjell në ëndërr e shoh”.

Vëllai i Gjestit vdiq në shtator të vitit të kaluar nga një aksident me motoçikletë.

Gimbo tregon se i ka qëndruar në krah familjes së tij në këto kohë të vështira. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër