Prishtinë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Tri organizata sindikale të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) – Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë njoftuar se sot, në orën 12:00, do të mbajnë një protestë para objektit të Televizionit të Kosovës.
Sipas njoftimit, protesta organizohet si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët e RTK-së.
Sindikatat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Ato u kanë bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen protestës në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të sigurisë ekonomike.
