Situata e Olës me Arbanën, Ermali: Kam 25 vjet në televizion, hera e parë që ndodh kjo

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Opinionisti i spektaklit Ferma VIP, Ermal Mamaqi, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas incidentit mes Fabjola Elezajt dhe moderatores Arbana Osmani.

Në postimin e tij, Mamaqi është shprehur i habitur nga ajo që ndodhi në transmetim live, duke thënë se në 25 vite eksperiencë në televizion nuk kishte parë një situatë të tillë.

Sipas tij, momenti ka qenë shumë i rëndë dhe ka lënë një ndjesi të pakëndshme për publikun.

 Foto: Instagram

Ai ka vlerësuar edhe mënyrën si Arbana e menaxhoi situatën në moment, duke ruajtur qetësinë dhe duke mos e lejuar konfliktin të përshkallëzohej më tej në studio.

Në të njëjtin reagim, Mamaqi ka kritikuar sjelljen e Fabjolës, duke e quajtur të papranueshme për një format televiziv.

Ai ka ngritur edhe pyetjen nëse një sjellje e tillë mund të tolerohet brenda një spektakli me rregulla të qarta, duke lënë të kuptohet se duhet reflektim për kufijtë e komunikimit në ekran.

Ola nga ana tjetër u ndje e penduar për veprimin ndaj Osmanit, por që të njëjtën gjë e kishte bërë një konkurrente kundrejt saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër